Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama sot zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryetarit të kryeqytetit.

Detyrën ia dorëzoi ish-kryetari Shpend Ahmeti. Rama tha se dashuria për Prishtinën është ajo që i bashkon të gjithë, pa dallime partiake.


Ndërsa, ish kryetari Ahmeti, tha se kjo pozitë është më e vështira në Kosovë, pasi çdo kohë duhet qenë në gatishmëri për qytetari.

Ai i dorëzoi edhe një dhuratë.

“Po ta jap këtë tastierë, por pa shkronjën P dhe R, mos me shkru emrin Përparim Rama”, i tha Ahmeti duke qeshur derisa ja dorëzoi tastierën. /Telegrafi/

263479704 608538570372070 2171766703334446424 n

263526477 2693087824332614 2022679246949097196 n

264253504 706639386967955 759679685804219446 n