LAJMI I FUNDIT:

Ahmadinejad i shkruan letër Presidentit Trump

Ahmadinejad i shkruan letër Presidentit Trump

Ish-presidenti konservator i Iranit, Mahmud Ahmadinejad ka botuar një letër të hapur në dy variante: anglisht dhe persisht, drejtuar Presidentit amerikan Donald Trump, duke e vlerësuar atë për “përshkrimin e vërtetë të sistemit politik amerikan dhe strukturës zgjedhore si të korruptuar”, siç shprehet ai në letër.

Në letrën e botuar të dielën, kritikohet presidenti Trumpë për urdhrin e tij ekzekutiv që parashikonte ndalimin e hyrjes së qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, përfshirë Iranin, duke thënë se “Amerika moderne u takon të gjitha vendeve”.

Ai e pranoi faktin që rreth 1 milionë vetë me origjinë nga Irani, jetojnë në Shtetet e Bashkuara.


Ahmadinejad kritikoi atë që ai e quajti “mbizotërimin” e Uashingtonit në Kombet e Bashkuara, ndërhyrjen amerikane në botë, që ish-presidenti iranian tha se ka sjellë “pasiguri, luftë, përçarje, vrasje dhe zhvendosje”.

Në të kaluarën, ish-udhëheqësi i Iranit u ka shkruar letra, ish-presidentëve amerikanë Barack Obama dhe George W. Bush. /voa/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Zbulohet se çfarë do të ndodhte me Hamasin, sipas planit alternativ të Egjiptit ndaj

Zbulohet se çfarë do të ndodhte me Hamasin, sipas planit alternativ të Egjiptit ndaj "Rivierës së Gazës" të Trump

Botë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia
Kalo në kategori