Këngëtarja është një fanse e kuartetit elektronik dhe ka kërkuar nga ata t’i ndihmojnë të formojë një stil të ri muzikor.

“Së pari dëgjuam se ne ishim një prej bendeve më favorite të Christina Aguileras gjatë verës së kaluar. Andaj udhëtuam në Los Angeles për ta takuar atë në dhjetor, ku ajo identifikoi llojin e këngëve të Ladytron të cilin e pëlqente”, ka thënë njëri prej anëtarëve të bendit, Daniel Hunt.

“Ishim të impresionuar pasi ajo kishte një njohje të thellë të muzikës tonë, këngëve të ndryshme dhe jo vetëm singlave”, ka shtuar Hunt.