LAJMI I FUNDIT:

Agolli: I lumtur për rekordin

Agolli: I lumtur për rekordin

Ansi Agolli konfirmon momentin e mirë që po kalon në karrierën e tij, duke vendosur një rekord personal në kampionatin Azer.

Mëngjarashi nga kryeqyteti, një nga futbollistët më në formë të Kombëtares Shqiptare, është i huaji me më shumë ndeshje në klubin e tij Qarabag. 33-vjecari është pranë titullit të 3-të radhazi me skuadrën e tij, teksa sfida e luajtur në fundjavë ndaj Inter Baku, vendos emrin e tij në historinë e klubit. Agolli numëron 228 ndeshje me Qarabag-un, duke thyer rekordin e ish-shokut të skuadrës, shkodranit Amdir Teli.

Kjo arritje ka bërë jehonë në Azerbajxhan, ku Federata vendase e futbollit si dhe gazetat më të mira në vend i kanë kushtuar një hapësirë të vecantë rekordit të vendosur nga Agolli. Vetë futbollisti i kontaktuar në telefon nga Sport News thekson se kjo është një arritje që vjen falë djersës së derdhur cdo ditë, transmeton SuperSport.


“Këto janë rekorde personale dhe cdo lojtar ndjen kënaqësi për djersën e derdhur. Aq më shumë që ky rekord vjen pasi ia kam thyer mikut tim më të mirë Admir Teli. Është një kënaqësi, pasi jemi dy futbollistë shqiptarë si të huajt me më shumë ndeshje dhe besoj se kjo është dicka e mirë për sportin dhe vendin tonë.”

Që nga kalimi tek Qarabag, Agolli ka qenë një titullar i padiskutueshëm, ku në 6 sezone ka luajtur 168 ndeshje në kampionat, 17 në kupë dhe 43 në kompeticionet europiane. Këto shifra shijojnë akoma më shumë pasi Qarabag është vetëm një hap larg titullit të 3-të radhazi.

“Kam dhënë më të mirën për klubin që përfaqësoj dhe jemi pranë titullit të 3-të dhe në gjysmëfinalen e Kupës. Mund ta konsideroj si një aventurë të suksesshme. Rekordi më jep sadisfaksion shumë të madh.”

Ansi Agolli mund të sigurojë trofeun me Qarabag që këtë fundjavë, pasi do të ndeshen në transfertë me skuadrën e vendit të dytë, Zira. Qarabag gjendet në krye me 12 pikë diferencë 5 javë përpara fundit.