Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka mbajtur një distancën në përplasjen e ministrit të sportit, Vincenzo Spadaforas me Cristiano Ronaldon në këtë të premte.
Ylli portugez është infektuar në këtë javë me coronavrus, mirëpo është kritikuar nga ministri italian se po tregohet arrogant në rregullat e përcaktuara për coronavirus.
Ronaldo u rikthye në Itali që të qëndrojë në vetëizolim, mirëpo kjo gjë nuk i ka pëlqyer Sapdaforas.
“Aftësitë e një lojtari nuk autorizojnë atë që të jetë arrogant, jorespektues ndaj institucioneve dhe të shpërndajë gënjeshtra”, ka thënë ministri.
“Përkundrazi, sa më i njohur të jetë, aq më shumë duhet të ketë përgjegjësi për të menduar para se të flasë dhe të jetë shembull i mirë”.
Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo deklaroi se ai nuk e ka thyer asnjë rregull të protokollit dhe se është rikthyer në Itali me ambulancë ajrore.
“Unë u ktheva nga Portugalia sepse unë dhe ekipi im u siguruam të respektojmë të gjitha procedurat. Unë u ktheva në Itali me ambulancën ajrore dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me askënd, madje as në Torino”, ka thënë 35-vjeçari.
Në anën tjetër Agnelli ka mbajtur një qëndrim neutral, duke thënë se ai nuk e di nëse Ronaldo ka thyer ndonjë ligj të shtetit.
“Juventusi gjithmonë e ka aplikuar protokollin e shtetit. Nuk e di nëse Ronaldo e ka thyer ndonjë ligj të shtetit. Unë jam menaxher i ekipit dhe u kemi thënë lojtarëve që duan të largohen të qëndrojë në vetëizolim, pasi nuk duam të thyejë asnjë rregull”, ka thënë ai. /Telegrafi/