LAJMI I FUNDIT:

Agjenti Zahavi thotë se Lewandowski po transferohet te klubi që gjithmonë ka ëndërruar

Agjenti Zahavi thotë se Lewandowski po transferohet te klubi që gjithmonë ka ëndërruar

Agjenti i Robert Lewandowskit, Pini Zahavi ka bërë edhe një herë të ditur se lojtari dëshiron të largohet nga Bayern Munichu.

Sulmuesi polak po kërkon një aventurë të re edhe pse ka kontratë me Bavarezët deri në vitin 2023.

Derisa, Barcelona po synon transferimin e tij, Zahavi ka deklaruar se Lewandowski dëshiron të transferohet te një klub ku gjithmonë e ka ëndërruar.


Jo vetëm Lewandowskin, Barcelona synon edhe transferimin e Serge Gnabryt nga Bayern Munich
Lexo po ashtu Jo vetëm Lewandowskin, Barcelona synon edhe transferimin e Serge Gnabryt nga Bayern Munich

“Për Robert Lewandowskin, Bayerni është histori e lashtë. Roberti dëshiron të largohet nga Bayerni pas tetë vitesh në të cilat i dha klubit gjithçka”.

“Tani, pothuajse në moshën 34-vjeçare, ai ka mundësinë të përmbushë një ëndërr të jetës dhe t’i bashkohet klubit që ai gjithmonë ka ëndërruar”, ka thënë ai.

E konfirmon Salihamidzic: Lewandowski ka kërkuar largimin nga Bayerni
Lexo po ashtu E konfirmon Salihamidzic: Lewandowski ka kërkuar largimin nga Bayerni

Por, nga e kaluara, Lewandowski gjithmonë e ka admiruar një transferim te Real Madridi, por që ishte një operacion vështirë i realizueshëm.

Mirëpo, me dështimin për të transferuar Kylian Mbappen, Los Blancos thuhet se kanë kthyer interesimin e tyre te polaku dhe do të tentojnë ta transferojnë në këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori