Agjenti i Ryan Gravenberch ka pranuar se ai do të dëshironte që mesfushori t’i bashkohej Real Madridit, ani pse e ka cilësuar një marrëveshje me Liverpoolin si ‘të pamundur’.

Gravenberch ka qenë një storje suksesi tek Liverpooli këtë sezon, duke kaluar nga një rol minimal që kishte nën urdhrat e Jurgen Klopp në njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të Arne Slot.


Ai së bashku me Virgil Van Dijk dhe Mohamed Salah janë tre lojtarët e vetëm që kanë luajtur si titullar në të gjitha ndeshjet e Ligës Premier deri më tani.

Kështu që së bashku me nivelin e lartë vjen edhe interesimi i nivelit të lartë dhe teksa po i afrohemi fundit të sezonit të dytë të Gravenberch me Liverpoolin, thashethemet me Real Madridin kanë filluar.

Këto në fakt vijnë nga vet agjenti i holandezit, Jose Fortes, i cili në një intervistë për Marca ka thënë se do të dëshironte që klienti i tij t’i bashkohet kampionit spanjoll.

“Ai është mjaftueshëm i mirë për Real Madridin. Ne do të donim që ai të luante për ta, por Liverpooli do të kërkonte shumë para”.

“E di se ata kishin një sy tek ai, por tani është e pamundur”, ka thënë Fortes.

Në moshën 22-vjeçare, Gravenberch ka luajtur tashmë për klube si Ajax, Bayern Munich që të do të thotë se për të nuk është problem të ndërrojë klubet./Telegrafi/

telegrafi sport app