Agjenti i Marko Pjacas ka konfirmuar se klienti i tij do t'i bashkohet Fiorentinas në formë huazimi.

Viola është përfshirë në bisedime të zgjatura me Juventusin për shërbimet e futbollistit kroat.


MarkoPjaca 2 Marko Pjaca (Foto: Getty Images)

Dhe më në fund është arritur një marrëveshje, ashtu që klubi nga Artemio Franchi e ka mposhtur konkurrencën e klubeve të interesuara.

Në një intervistë për FirenzeViola.it, agjenti Marko Naletilic ka thënë se anësori 23-vjeçar është i kënaqur që do të shkojë te klubi nga Firence.

MarkoPjaca 3 Marko Pjaca (Foto: Getty Images)

"Është e vërtetë se bisedimet kanë zgjatur qe një kohë. Por, në fund të ditës, duhet ta pranojmë se është pjesë e tregut të transferimeve".

"Ajo që ka rëndësi është se gjërat u zgjidhën më së miri. Nuk ka diçka tjetër të rëndësishme për të shtuar".

"Pjaca është vërtet i lumtur për sfidën e re. Ai e njeh traditën dhe rëndësinë e bartjes së fanellës së Fiorentinas në futbollin italian", ka deklaruar agjenti i kroatit. /Telegrafi/

telegrafi sport app