LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Eriksenit në bisedime me Realin për një transferim në janar

Agjenti i Eriksenit në bisedime me Realin për një transferim në janar

Ylli danez i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen mund të transferohet te Real Madridi gjatë afatit kalimtar dimëror.

Eriksen është në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me klubin nga veriu i Londrës dhe janari do të ishte shansi i fundit që Spurs të fitojë sado pak nga 27-vjeçari.

Ish-mesfushori i Ajaxit shprehu dëshirën e tij për të kërkuar një sfidë të re në fillim të verës, por asnjë largim i tij u materializua.


Real Madridi po planifikon investime në mesfushë në afatin e janarit
Lexo po ashtu Real Madridi po planifikon investime në mesfushë në afatin e janarit

Megjithatë, afati i dimrit pritet të jetë i nxehtë për Eriksenin, i cili mund të transferohet në Santiago Bernabeu.

Sipas mediumit britanik Daily Star, agjenti i Eriksenit do të zhvillojë bisedime të mëtejshme me Realin këtë fundjavë pasi ylli danez kërkon të sigurojë një lëvizje në janar.

Mesfushorë tjerë që po lidhen me Realin janë edhe Paul Pogba i Manchester Unitedit dhe Donny Van de Beek i Ajaxit, ndërsa Eriksen pëlqehet edhe në Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori