Manchester Unitedi thuhet se ka kontaktuar me vëllanë dhe agjentin e Paulo Dybalas për një transferim të mundshëm gjatë verës.

Është spekuluar se sulmuesi i Juventusit i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Massimiliano Allegri dhe mendon të largohet nga Zonja e Vjetër.


dybala1 (Foto: Getty Images)

Argjentinasi kërkohet nga disa prej klubeve kryesore evropiane, ndërsa Old Traffordi ëhstë një prej destinacioneve të mundshme.

Televizioni italian, RAI Sport, ka raportuar se Dybala, i cili vlerësohet rreth 175 milionë euro, nuk është i qetë në Torino dhe vëllai i tij, Gustavo, është duke u përpjekur që t'ia mundësojë largimin.

Dybala3 (Foto: Getty Images)

Sipas thashethemeve, Gustavo që është edhe agjent i Dybalas, ka biseduar edhe me Real Madridin edhe me Unitedin, ndërsa është raportuar për një takim edhe me përfaqësuesit e Paris Saint-Germainit.

24-vjeçari beson se te ndonjë klub tjetër mund të përfitojë deri në 10 milionë euro.

Argjentinasi thuhet se e preferon kalimin te Djajtë e Kuq, ku do të ribashkohej me Paul Pogban, ndërsa shifra e transferimin do ta thyente rekordin e mesfushorit francez.

Dy lojtarët kanë miqësi të mirë dhe thuhet se ish-bashkëlojtari i Dybalas është duke ndikuar që sulmuesi ta zgjedhë Unitedin si opsion primar. /Telegrafi/

telegrafi sport app