Manchester Unitedi thuhet se ka pasur skautë (agjentë për zbulimin e talenteve) në ndeshjen e Brescias ndaj Juventusin të martën në mbrëmje.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Unitedi e ka vëzhguar mesfushorin e talentuar italian të Brescias, Sandro Tonali.


19-vjeçari, i cili është krahasuar me Andrea Pirlon për shkak të stilit të tij të lojës dhe flokëve të gjata po shijon sezonin e tij të parë në Serie A, pasi fitoi promovimin me klubin nga Lombardia sezonin e kaluar.

United ka dërguar skautë në përplasjen së martës në Stadio Mario Rigamonti për të pasur një vështrim më të afërt për reprezentuesin e Italisë U-21.

pirlo tonali

Edhe drejtuesit e Juventusit gjithashtu besohet se janë të interesuar për Tonalin.

Interesim për talentin italian kanë shprehur edhe klubet tjera si Interi, Milani, Roma dhe Napoli. /Telegrafi/

telegrafi sport app