LAJMI I FUNDIT:

Agjencisë Anti Korrupsion i sigurohet qasje në regjistrat pronësore të AKK-së

Agjencisë Anti Korrupsion i sigurohet qasje në regjistrat pronësore të AKK-së

Drejtues të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencisë Kundër Korrupsionit, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes institucioneve, i cili ka për synim që AKK-së, t’i sigurohet qasje në shikim, printim dhe shënim në certifikatat pronësore të administruara nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Sipas një njoftimi për media, ky avancim i mënyrës së bashkëpunimit, respektivisht formalizmi i bashkëpunimit me memorandum ku qartë specifikohen fushëveprimi i bashkëpunimit, si dhe përgjegjësitë e palëve nënshkruese vjen si rezultat i disa avancimeve që kohëve të fundit ka zhvilluar AKK-ja e që kanë rezultuar me kalimin prej mënyrës tradicionale të ofrimit të të dhënave (CD, email, letër) në mënyrë të avancuar, përmes ofrimit të qasjes në të dhëna në kohë reale dhe përmes ueb shërbimeve.

“Në këtë takim u vlerësua akti i marrëveshjes, duke potencuar se përftitues kryesorë nga një proces i tillë do të jenë vetë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës pasi që në këtë mënyrë do të ngrihej shkalla e sigurisë së transakcioneve pronësore, do të shmangeshin procedurat burokratike, do të ngritej shkalla e transparencës, do të mundësohej ofrimi i të dhënave kualitative e në kohë reale e ngjashëm”, thuhet në njoftim.


Ndryshe, për aspektin teknik të implementimit të këtij memorandumi, AKK-ja do të ofrojë edhe trajnime të nevojshme për zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsionit për operim me qasje të limituar në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori