Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga partitë politike mbrojtjen e të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore.
Në një reagim publik thuhet se në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe ushtrimin e mandatit të saj për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) kërkon nga Partitë Politike mbrojtjen e të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025.
“Në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit, përkatësisht mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, Agjencia për Informim dhe Privatësi në vitet e fundit ka pranuar ankesa të adresuara nga qytetarët ndaj partive politike për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve në mënyrë të paautorizuar, duke aplikuar marketingun e drejtpërdrejtë, të cilat raste, janë trajtuar përkitazi me ligjin”, thuhet në reagim.
Tutje, në reagim theksohet se për të siguruar zbatimin e ligjit, për mbrojtjen e të dhënave personale dhe njëkohësisht për të shmangur çdo veprim të Agjencisë kundrejt Partive Politike dhe subjekteve të përfshira në procesin e fushatës elektorale, Agjencia kërkon nga Partitë Politike zbatimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve duke mos ekspozuar të dhënat personale gjatë komunikimit nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjet telefonike, pa pëlqim paraprak.
“Agjencia ofron bashkëpunim me subjektet politike për të siguruar respektimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bën thirrje që çdo informacion personal i mbledhur gjatë procesit të regjistrimit të votuesve, për realizimin e komunikimit me qytetarët gjatë aktiviteteve të fushatës zgjedhore, të përdoret në përputhje me kërkesat ligjore”,vijon njoftimi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Kurti në takimin me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, David Lammy flet për sulmin terrorist në Banjskë: Milan Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë

“Ende ua kujtoj fytyrat, është diçka që nuk e harroj kurrë”, rrëfimi i instrumentares Igballe Cakolli se si e kishin përgatit sallën operative për një rast të rëndë

Vritet një polic në Kaçanik

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

“Ende ua kujtoj fytyrat, është diçka që nuk e harroj kurrë”, rrëfimi i instrumentares Igballe Cakolli se si e kishin përgatit sallën operative për një rast të rëndë

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Kurti në takimin me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, David Lammy flet për sulmin terrorist në Banjskë: Milan Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje