LAJMI I FUNDIT:

Agjencia për film e Maqedonisë demanton Petre Shilegovin

Agjencia për film e Maqedonisë demanton Petre Shilegovin

Agjencia për film e Maqedonisë i ka demantuar pohimet e Petre Shilegovit në lidhje me projektet e miratuara pas shpalljes së konkursit për financim të projekteve filmike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo Agjenci konsideron se akuzat e Shilegovit janë të pabaza, tendencioze, dhe bëhen pa marrë parasysh faktin se projektet sipas konkursit, miratohen në pajtim me rregullativën ligjore.

Më pastaj, Agjencia thotë se akuzat janë bërë pa bërë analizë konkrete dhe konstatime pasi që pikërisht në veprimtarinë filmike, asnjëherë nuk janë mbështetur projekte në bazë partiake./Telegrafi/