Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet për cilësinë e ajrit në Kosovë, duke thënë se monitorimi aktual i cilësisë së ajrit nga disa organizata dhe kompani, nuk është në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.
AMMK-ja thekson se pajisjet që përdoren për monitorim nuk janë të besueshme dhe nuk i plotësojnë standardet e kërkuara sipas udhëzimeve dhe ligjeve ne fuqi dhe sipas normatives së BE për matjen e parametrave përkatës dhe se monitorimi i cilësisë së ajrit bëhet nga Ministria.
Lexoni të plotë postimin e AMMK-së:
“Përgjegjësitë, kushte dhe kërkesat për monitorimin, raportimin dhe informimin për cilësinë e ajrit në Kosovë
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka përcjellë me vëmendje të gjitha zhvillimet lidhur me raportimet e mediave për cilësinë e ajrit të për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës cilat i referohen burimeve të ndryshme, që nuk janë të autorizuara për të monitoruara cilësinë e ajrit në Kosovë.
Janë analizuar po ashtu të dhënat e publikuara përmes këtyre platformave të ndryshme si ueb aplikacione dhe aplikacione për telefona smart, dhe për më tepër është analizuar shtrirja e këtyre rrjeteve për monitorim, pajisjet monitoruese, treguesit e monitoruar, baza ligjore dhe aspektet tjera që ndërlidhen me këtë çështje.
Si rezultat i këtij angazhimi, AMMK vlerëson se:
- Sipas nenit 33 të Ligjit për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja (Nr.03/160), monitorimi i cilësisë së ajrit bëhet nga Ministria.
- Informimi i publikut për cilësinë e ajrit është i rregulluar sipas nenit 25 dhe nenit 26 të Ligjit për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, ku përcaktohet që informimi i publikut sigurohet nga Ministria, ndërsa që treguesit që duhet monitoruar janë të përcaktuar në nenin 3 të këtij ligji.
- Normat e cilësisë së ajrit janë të përcaktuar me Udhëzimin Administrativ Nr.02/2011, kurse funksioni dhe shtrirja e rrjetit të monitorimit të cilësisë së ajrit është i rregulluar sipas Udhëzimit Administrativ (Nr.15/2010) për kriteret për përcaktimin e pikave monitoruese për cilësinë e ajrit, numrin dhe shpeshtësinë e matjeve, klasifikimit e ndotësve që monitorohen, metodologjinë e punës, formën dhe kohën e raportimit të të dhënave.
Prandaj, AMMK, konstaton se:
- Monitorimi aktual i cilësisë së ajrit nga disa organizata dhe kompani, nuk është në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja;
- Treguesit e monitoruar, informimi i publikut dhe raportimi i të dhënave nuk është në përputhje me kërkesat e Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja dhe me aktet tjera ligjore përkatëse.
- Shtrirja e rrjetit nuk është në përputhje me kërkesat e Udhëzimit Administrativ Nr.15/2010.
- Normat e zbatuara për monitorimin e cilësisë së ajrit nuk janë në linjë me Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2011.
- Pajisjet që përdoren për monitorim nuk janë të besueshme dhe nuk i plotësojnë standardet e kërkuara sipas udhëzimeve dhe ligjeve ne fuqi dhe sipas normatives së BE për matjen e parametrave përkatës.
Bazuar në këto gjetje MMPH/AMMK kërkon që:
- Të gjitha organizatat dhe kompanitë duhet të zbatojë kërkesat ligjore për monitorimin e cilësisë së ajrit, shtrirjen e rrjetit të monitorimit, normat dhe treguesit e monitorimit, raportimin e të dhënave dhe informimin e publikut.
- Të gjitha platformat si ueb aplikacione dhe smart aplikacione që kanë qëllim informimin e publikut për cilësinë e ajrit duhet të bazohen dhe të shërbehen me të dhëna zyrtare të cilat prodhohen nga AMMK, përkatësisht Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, si i vetmi institucion përgjegjës i autorizuar për monitorimin e cilësisë së ajrit, ose në rrjete tjera monitoruese që plotësojnë kushtet, normat dhe standardet e përcaktuara me ligj.
- Në raste të mos zbatimit të kërkesave ligjore të sipërpërmendura MMPH, përmes Inspektoratit të Mjedisit do të ndërmarrë edhe masa ligjore përkatëse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos