LAJMI I FUNDIT:

Agjencia e Kosovës për Forenzikë pranoi certifikatën e riakreditimit të laboratorëve

Agjencia e Kosovës për Forenzikë pranoi certifikatën e riakreditimit të laboratorëve

Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, kanë organizuar ceremoninë e pranimit të certifikatës së Ri-akreditimit të Laboratorëve.

Sipas një njoftimi për media, ministri Ekrem Mustafa tha se akreditimi i laboratorëve të Agjencisë Kosovare të Forenzikës, është dëshmia më e mirë, për nivelin e lartë të ekspertizës që bëhet në AKF dhe një siguri më shumë për profesionalizmin e punës në të ardhmen.

“Agjencia Kosovare e Forenzikës me misionin, vizionin dhe vlerat që ka, e bën më të kompletuar luftën kundër krimit dhe i jep më shumë kuptim zbatimit të ligjit. Duke qenë në shërbim të ligjit, jemi mbi të gjitha në shërbim të qytetarëve dhe mbrojtjes së interesave të shtetit të Kosovës”, tha ministri Mustafa duke premtuar përkrahjen e mëtejme për AKF-në.


Ndërsa drejtori i AKF-së, Blerim Olluri tha se avancimi i teknologjisë, trajnimi, edukimi dhe profesionalizmi i burimeve njerëzore, e veçanërisht standardizimi i metodave shkencore janë elemente të rëndësishme, në ngritjen e kapaciteteve drejt parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit.

Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka gjithsej gjashtë laboratorë me 41 metoda shkencore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori