Agim Shala aso kohe ishte dyvjeçar. Ai ka vizituar sërish vendin e njëjtë, por fare pak i kujtohet momenti kur bashkë me familjen gjatë luftës u gjend në kamp refugjatësh.


guzy1Agimi Shala dikur

“Ai është momenti kur jam takuar me pjesën tjetër të familjes, me gjyshin, gjyshen dhe xhaxhallarët, të cilët kanë menduar se nuk do të takohemi kurrë”, thotë ai për Klan Kosova.

guzy2Agim Shala sot

Guzy kështu e ka përshkruar këtë rast: “Më 3 maj, telat me gjemba ndanin një familje nga Prizreni. Të ardhurit e rinj prisnin jashtë, derisa të vendosnin tendat. E merrnin fëmijë dhe e kthenin, vetëm për ta puthur”, ka thënë ajo.

Kjo fotografi shpërfaqte më së miri pafajësinë dhe tmerrin e luftës në Kosovë, kanë thënë kritikët. 

 

Gjashtëmbëdhjetëvjeçarin e kujtojnë pothuajse të gjithë nga fotografia e shkrepur prej fotoreporteres amerikane. Ai ndihet krenar që fotografia e tij ka ndihmuar që Kosova të njihet më shumë. 

 

Ndryshe, Guzy është fituese e katërfishtë çmimit prestigjioz për gazetari, Pulitzer. Fotografia e Agimit është një ndër fotot më prekëse e më të fuqishme në aspektin e të drejtave të njeriut.

Rrëfimin e Guzy për këtë foto mund ta shikoni këtu. /Telegrafi/