El Clasico po ashtu ka nxehur edhe yjet tona të shoubizit.
Çifti i njohur këngëtari Blero dhe modelja Afrona Dika dihet që kanë rivalitet mes tyre kur përballen dy skuadrat e njohura.

Blero njihet si tifoz i madh i Barcelonës dhe këtë e ka treguar çdo herë në rrjetet sociale, teksa “mangu” nuk po e lë as e dashura e tij, Afrona Dika, që paraqitet si tifoze e flaktë e Real Madridit.


Ata edhe në ditën që zhvillohet El Clasico kanë shprehur përkrahjen për klubet e tyre respektive, shkruan Telegrafi.

Herën e fundit Blero triumfoi 4-0, por a do t'i hakmerret Afrona? Këtë mbetet ta shohim në mbrëmje.

Për informatat rreth El Clasicos, redaksia e Telegrafi Sport, ka përgatitur raporte me info ekskluzive nga El Clasico në kohë reale. /Telegrafi/