LAJMI I FUNDIT:

AFK hap edhe një degë në Prishtinë

AFK hap edhe një degë në Prishtinë

Agjencia për Financim në Kosovë-AFK hapi sot degën e re në rrugën Galibardi, në Prishtinë.

Qëllimi i kryesor i hapjes së degës është që ky institucion mikrofinanciar të jetë sa më pranë klientëve të saj.

Bersan Loci, menaxher në AFK,  tha se filiali i ri që sot po hapet në Prishtinë është degë e zyrës qendrore në Pejë. Loci tha se kjo degë në Prishtinë është e 18-ta me radhë, çka tregon se AFK është duke e mbuluar tre territorin e Kosovës me shtrirjen e sigurt që po bënë.


Ai tha se qëllimi kryesor është krijimi i vendeve të reja të punës, stimulimi i bizneseve vendore, bizneseve që japin shërbime.

Loci tha se pas vitit 2011 është hapur zyra e Prishtinës, Gracanicës, Gjilanit dhe Ferizajt.

Përndryshe, deri sot, AFK ka shpërndarë mbi 65 mijë kredi dhe impakti social është i madh. Numri i klientëve në këtë institucion është mbi 11 mijë  e 500. /KosovaPress/