Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që ka eksploruar thuajse gjithë botën.

Bëhet fjalë për këngëtaren e modelen, Afërdita Dreshaj, e cila momentalisht ndodhet me pushime në Itali.


Biondja është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa së fundmi ka ndarë një imazh atraktiv nga Venecia.

“Jeto momentin”, ka qenë përshkrimi i fotografisë të cilin e ka shkruar në gjuhën italiane ‘vivi il momento’.

Ajo më tej u ka bërë një pyetje ndjekësve duke marrë mendimin për destinacionin e radhës.

“Ku do të shkojë?”, “Pragë apo Tiranë” - është shprehur modelja ku afro 80 për qind e tyre mendojnë se po vjen në Tiranë.

Afrooo Afërdita Dreshaj (Foto: Instagram)

Sido që të jetë, presim në vazhdim të shohim se a do të rikthehet Afërdita në trojet shqiptare pas një periudhe të gjatë. /Telegrafi/