Afërdita Dreshaj prezanton ambientet luksoze të shtëpisë së saj

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj, është një nga personazhet më të diskutuar në mediat vendore.
Ajo njihet për jetën luksoze që bën, të cilën nuk heziton që ta ndajë me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.
Së fundmi, biondja ka publikuar për ndjekësit në InstaStory, disa imazhe nga shtëpia e saj.

E njëjta i ka prezantuar fansat me disa nga ambientet më luksoze të shtëpisë, në të cilën kalon një pjesë të madhe të kohës.

"Shtëpi", është përshkrimi krahas fotografisë.

Dreshaj tash e një kohë ka zhvendosur të gjitha aktivitetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa në vitin 2018 u martua me hokeistin çek, Jakub Kindl.
Ajo është larguar prej vitesh nga muzika dhe nuk ka njoftuar nëse presim së shpejti një rikthim të saj. /Telegrafi/































































