I njohur si imam i moderuar, Zuhdi Hajzeri, është bërë pjesë e një skeme të mashtrimit për punësime në PTK. Hajzeri ka pranuar mijëra euro për t’i punësuar disa të afërm të tij, gjë të cilën nuk e ka realizuar.
Imami nga Peja Zuhdi Hajzeri, më 27 nëntor 2014 dyshohet t’i ketë marrë 20 mijë euro kesh që më pas t’i dorëzojë te zyrtari i lartë i PTK-së, Gazmend Isufi, për t’i punësuar disa persona në Posten e Pejës. Krejt kjo punë është kryer në restorantin “Gjahtari” në Kijevë të Malishevës. Zyrtarit Isufi, kjo dallavere i ka kushtuar me arrestim dhe suspendim nga puna, vitin e kaluar.
Gazeta Express ka fakte se imami Hajzeri dhe Gazmend Isufi kishin mashtruar disa persona, me pretendimet se ata do të punësohen në PTK, duke ua marrë një shumë të majme të parave. Vlera e parave që ata i kanë marrë një presoni sillet nga 3 mijë e deri në 5 mijë euro.
Disa nga ata që kanë rënë pre e këtij mashtrimikanë treguar detajet se si ka rrjedhur kjo ngjarje.
Për rastin në fjalë është i njoftuar edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, Musli Arifaj. Ai ka treguar se rastin e ka paraqitur edhe në Bashkësinë Islame të Kosovës. Por, me imamin Zudi Hajzeri thotë se nuk ka folur kurrë për këtë ngjarje.
“Jo me personin në fjalë nuk ka diskutuar kurrë për këtë çështje. Ai nuk ka shprehur interesim të flasë për këtë punë. As unë nuk ka insistuar, pasi kam konsideruar se është më shumë çështje private dhe nuk ka të bëjë direket me punën tonë”, ka thënë Arifaj
Ai ka treguar se më rastin është njoftuar nga dy hoxhallarët e tjerë që janë pjesë Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, të cilët, sipas tij, kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve dhe kanë dhënë para.
Arifaj ka bërë të ditur se Fuad Hoxhaj, sekretar në KBI, dhe Valon Kuqi, imam ne fshatin Lutogllav, i kanë treguar se janë intervistuar nga Policia për këtë rast.
“Këta dy imam më kanë treguar për rastin. Ata më kanë treguar se janë intervistuar nga Policia për këtë rast, në cilësinë e dëshmitarëve. Pasi ata kanë dhënë shumë të parave për të kryer punë të veta. As puna e tyre nuk ka të bëjë me institucionin tonë, por ata kanë shprehur vullnet të më tregojnë për rastin”, ka thënë Arifaj.
Arifaj ka thënë se për këtë rast nuk është marrë në pyetje nga asnjë institucion i sigurisë.
Gazeta Express ka mësuar se pjesë e këtyre mashtrimeve dhe tentimeve për t’u punësuar në PTK, përmes Imamit Zuhdi Hajzeri dhe Gazmend Isufit, zyrtar i lart në këtë institucion, janë Selim Hajzeri – djali i mixhës së Hajzeri, Gezim Curri – dhëndri i Imamit Zuhdi Hajzeri, e Valon Kuqi – imam në fshatin Lutogllavë.
Madje, Gëzim Curri kishte hyrë në kredi për t’i paguar 3 mijë eurot Hajzerit që të punësohet në PTK, por që nuk është punësuar kurrë. Ndërsa, Imami Kuqi paratë i kishte dhënë për ta punësuar vëllain e tij. Shuma kapte 3000 Euro, e edhe pse asnjëherë nuk u krye punësimi, paratë nuk i janë kthyer asnjëherë.
Pre e mashtrimeve të Imamit Hajzeri e zyratit Arifi ra edhe Fuad Hoxhaj – sekretar i KBI në Pejë. Ai ka paguar 5000 euro që të punësohet miku i tij Egzon Rama, vëllai i gruas. As atij puna nuk i është kryer kurrë, e as parat s’i janë kthyer.
Paratë nuk ju kthyen as Muhamed Mavraj , arkëtarit në MBI, që pagoi 5000 euro që t’i punësohet vëllai i tij në postë, Mentor Mavraj.
Por njëjtë nuk ndodhi edhe me Irfan Beqiraj nga komuna e Deçanit. Shuma 3000 euro që ai pagoi te Zuhdi Hajzeri për t’u punësuar në Postë iu kthye.
Gazeta Express merr vesh se të gjithë këta persona janë intervistuar si viktima nga Policia e Kosovës. Ata u morën në pyetje nga Idriz Gashi, hetues për krime të rënda ekonomike.
Nga ana tjetër, gazeta ka tkontaktuar shumicën e personave të lartpërmendura si viktima në këtë rast.
Disa nga ta nuk kanë pranuar të thonë shumë fjalë. E disa kanë treguar se deklaratat e tyre i kanë dhënë në polici dhe sipas tyre nuk kanë çka të shtojnë më.
Valon Kuqi, imam në fshatin Lutogllav, që ka paguar 3000 për punësimin e vëllait të tij, ka thënë se deklaratat për rastin i ka dhënë në Policinë e Kosovës. Ai nuk e ka mohuar faktin se ka qenë pjesë e kësaj ngjarjeje.
Kurse, Muhamed Mavraj , që ka 5000 euro që po ashtu t’i punësohet vëllai i tij në postë, Mentori ka thënë se ka pasur një rast, por që sipas tij është zgjedhur me kohë dhe se nuk ka çfarë të sqarojë më shumë.
Derisa, Selim Hajzeri djali i axhës së Hajzerit dhe Gëzim Curri dhëndri i Imamit Zuhdi Hajzeri, i cili ka herë në kredi për t’i paguar 3 mijë euro që të punësohet në PTK nuk kanë pranuar të flasin. Ata me të kuptuar se për çfarë janë telefonuar nga Gazeta e kanë mbyllur telefonin.
Për rastin, ndonëse janë të informuar nuk kanë pranuar të flasin as në Prokurorinë e Shtetit.
Gazeta gjatë ditës së sotme ka kërkuar përgjigje nga ky Institucion, por deri me tani nuk ka marrë asnjë konfirmim.
Gazeta ka provuar të marrë një përgjigjeje për rastin edhe nga vetë imami i përmendur si mashtrues në këtë rast, Zuhdi Hajzeri, por ai ka qenë i pa qasshëm në të dy numrat e tij të telefonit.
Zuhdi Hajzeri është deri më tani është intervistuar tri herë ne stacionin e Policisë në Prishtinë. Hajzerit, siç ka mësuar gazeta i janë gjetura 6 mijë euro të transferuar në bankën TEB. Këto mjetet atij i janë transferuar nga Gazmend Isufi. Po ashtu edhe një transfer në vlerë të 5000 e eurove të bartura nga Isufit.
Ndryshe, Imamai Zuhdi Hajzeri për një kohë të gjatë është deklaruar si i kërcënuar me jetë, pasi kishte dalë haptas kundër BIK’ut dhe disa imamëve që ai i akuzonte për rekrutim dhe terrorizëm. /Gazeta Express/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para