LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët e parë luftarakë polakë MiG-29 mbërrijnë në Ukrainë

Aeroplanët e parë luftarakë polakë MiG-29 mbërrijnë në Ukrainë

Polonia tha se tashmë ka transferuar disa nga aeroplanët e saj luftarakë MiG-29 në Ukrainë, pas Sllovakisë e cila më 23 mars njoftoi se dërgoi katër aeroplanët e parë në Kiev.

“Disa MiG-29 janë dërguar tashmë. Ata janë vërtet të dobishëm për Ukrainën, në mbrojtjen e sigurisë sonë kolektive”, tha ndihmësi i presidentit polak, Marcin Przydacz, për radiostacionin lokal RMF FM.

Muajin e kaluar, Polonia u bë anëtari i parë i NATO-s që premtoi aeroplanët luftarakë për Ukrainën.


Përpara fillimit agresionit të Rusisë në shkurt të vitit 2022, Ukraina kishte disa dhjetëra MiG-29 që trashëgoi pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, por është e paqartë se sa prej tyre mbeten në shërbim pas më shumë se një viti luftimesh.

Forca ajrore e Ukrainës është familjarizuar me MiG-29 dhe mund t’i përdorë aeroplanët menjëherë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht vendeve perëndimore aeroplanë luftarakë, por aleatët e NATO-s janë treguar të përmbajtur, duke përmendur shqetësimin për përshkallëzimin e rolit të aleancës në luftë. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
NASA e konfirmon, një asteroid po afrohet gjithnjë e më shumë drejt Tokës - shkencëtarët paralajmërojnë për dëmet që mund të shkaktojë

NASA e konfirmon, një asteroid po afrohet gjithnjë e më shumë drejt Tokës - shkencëtarët paralajmërojnë për dëmet që mund të shkaktojë

Botë
Njihuni me ushtarët që vihen “në gjah” për të kapur udhëheqësit e lartë të regjimit të Assadit që terrorizuan Sirinë

Njihuni me ushtarët që vihen “në gjah” për të kapur udhëheqësit e lartë të regjimit të Assadit që terrorizuan Sirinë

Azia
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se SHBA nuk e tradhton Ukrainën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thotë se SHBA nuk e tradhton Ukrainën

Evropa

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Gangsterët e Sicilisë ankohen se nuk po mund të gjejnë staf

Gangsterët e Sicilisë ankohen se nuk po mund të gjejnë staf

Evropa
Kalo në kategori