Modelja shqiptare, Adrola Dushi, arrin që gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes me paraqitjet dhe fotosesionet që i sjell në rrjetet sociale.

Ish-Missi konsiderohet së një prej femrave më të bukura shqiptare dhe këtë epitet vazhdon ta mbajë me meritë prej vitesh.


Bukuroshja së fundi ka postuar një fotografi ku shihet sensuale dhe tejet joshëse e veshur në të zeza me dekolte të hapur.

adroladushi 241801802 191665796393052 5268863970100368717 n 1 Foto: Adrola Dushi/Instagram

Ndërsa pozoi në profil, Adrola kompletoi paraqitjen me disa vathë të gurit, flokë të drejta të hedhura prapa veshëve dhe grim të lehtë.

Përmes këtij postimi, modelja njoftoi për panairin e bukurisë “Beauty Fair Albania” që do të mbahet më 17, 18 dhe 19 shtator.

adroladushi 241241679 596293758191179 6440617713501748568 n Foto: Adrola Dushi/Instagram

Kujtojmë që Adrola ka qenë mjaft aktive kohëve të fundit duke realizuar fotosesione të ndryshme të veshjeve elegante nga shtëpitë të modës.

Ndryshe, bukuroshja është nënë e një djali nga martesa e mëparshme. /Telegrafi/