Një yll i YouTube tha se "gjërat e këqija ndodhin" pasi shkatërroi një super veturë në vlerë prej 3.4 milionë dollarëve që i përkiste babait të tij miliarder.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gage Gillean, 17 vjeç, i riu i njohur i GG Exotics doli nga rruga me Pagani Huayra Roadster në Dallas, Texas të martën.


ee1 2

Dhe imazhet nga skena tregojnë makinën sportive italiane në copa – të “shpërndarë” nëpër rrugë dhe një derë të këputur.

Vetura unike thuhet se është e vetmja në llojin e saj dhe ishte shitur për herë të fundit për më shumë se 3.4 milionë dollarë.

ee2 2

Gage shpëtoi vetëm me lëndime të lehta dhe më vonë postoi një foto të tij në Instagram.

ee3 2

"... Falënderimi i Zotit për një shans të dytë në jetë. Përplasja mund të na kishte lënë me lëndime më të këqija apo edhe vdekje", shkroi ai. /Telegrafi/