Netflix ka sjellë pikërisht në kohë për Halloween një nga filmat më të frikshëm të vitit: “I Know What You Did Last Summer” – dhe fansat po çmenden nga gëzimi.

Filmi, i cili u publikua në kinema më herët këtë vit dhe është vazhdim i klasikës së vitit 1997, është tashmë në Netflix në SHBA.


Historia ndjek një grup adoleshentësh që, pas një aksidenti fatal me makinë, tentojnë ta fshehin të vërtetën… por një vrasës misterioz kthehet për hakmarrje, shkruan DailyMail.

Freddie Prinze Jr. dhe Jennifer Love Hewitt rikthehen në rolet ikonike të Ray dhe Julie, ndërsa kastit i bashkohen emra të rinj si Madelyn Cline dhe Jonah Hauer-King.

Edhe Sarah Michelle Gellar bën një cameo të shkurtër për nostalgjikët.

Fansat e horrorit kanë shpërthyer në komente: “Netflix ma bëri fundjavën perfekte!”, “Ky është filmi më i mirë i vitit!”, “Vazhdimi më i mirë i një franchise që kemi parë deri tani.”

Dhe për ata që nuk ngopen me tmerr: dokumentari i ri “True Haunting”, nga krijuesi i “Saw” dhe “The Conjuring”, po i lë shikuesit aq të frikësuar. /Telegrafi/