LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Vazhdojnë konsultimet, jemi në komunikim me të gjithë deputetët e krahut evropian

Ademi: Vazhdojnë konsultimet, jemi në komunikim me të gjithë deputetët e krahut evropian

Vazhdojnë konsultimet për sigurimin e numrit të votave për miratimin me sukses të amendamenteve kushtetuese me të gjithë deputetët dhe me të gjitha partitë politike, tha sot pasdite koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend, Arbër Ademi.

Konsultimet, thekson Ademi, vazhdojnë me të gjithë faktorët relevantë në vend në këtë drejtim.

“Qëllimi ynë është që vendi i vendit tonë të jetë në Bashkimin Evropian”, tha Ademi, duke kujtuar se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë javës ka pasur një takim me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi lidhur me këtë temë.


Ademi theksoi se gjithçka që është arritur deri më tani, duke filluar me formulimet e dala nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, është arritur me konsensus dhe me konsultime me partnerët tanë ndërkombëtarë, duke marrë parasysh praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Në këtë fazë vazhdojnë konsultimet, plus jemi në komunikim me të gjithë deputetët e krahut evropian, nëse mund të themi kështu, që ky proces i ndryshimeve kushtetuese të ketë sukses”, tha Ademi.

I pyetur për qëndrimin e partisë për Ligjin për shoqata dhe fondacionet, Ademi tha se BDI është duke i shqyrtuar dy zgjidhjet ligjore, duke theksuar se ajo që është e papranueshme ndërkombëtarisht nuk do të pranohet as nga ta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori