LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Në bazë të testeve nga institucionet private shëndetësore, shumë qytetarë të Ferizajt e kanë kaluar coronavirusin

Ademi: Në bazë të testeve nga institucionet private shëndetësore, shumë qytetarë të Ferizajt e kanë kaluar coronavirusin

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt Bekim Ademi ka treguar për RTV Dukagjinin se aktualisht në këtë komunë janë 158 raste ndërsa 41 prej tyre janë të shtrirë në Spitalin e Ferizajt.

“Ata janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi, por vlen të theksohet se tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë. Por stafi ynë është duke u dhënë trajtimin e duhur”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ademi ka kujtuar se nga fillimi i pandemisë në Komunën e Ferizajt janë prekur nga COVID-19 742 persona prej të cilëve 564 tashmë janë të shëruar.


Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt thotë se për fat të mirë ditëve ka një trend në rënie të numrit të të prekurve me COVID-19 edhe në këtë komunë.

Ademi thotë se në bazë të testimeve që kanë bërë qytetarët e Ferizajt në institucione private shëndetësore vërehet se një numër shumë i madh prej tyre e kanë kaluar virusin.

“Iu mbetet institucioneve shëndetësore të mbledhin të dhënat dhe të shohim sa persona e kanë kaluar coronavirusin në Kosovë”, tha ndër të tjera Bekim Ademi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime

Lajme
Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë

Kronika e Zezë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, media britanike: Vendi ka plazhe mahnitëse

Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, media britanike: Vendi ka plazhe mahnitëse

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Kalo në kategori