Ademi: Akti i filmimit të votuesve është në kundërshtim me ligjet, personat që filmonin janë identifikuar

Pas video incizimeve që u shfaqën në rrjetet sociale, përmes "Facebook" reagoi ministri i Diasporës, Edmond Ademi.
"Akti i filmimit të votuesve pranë konsullatës në Melburn nga ana e disa individëve është në kundërshtim me të gjithë ligjet dhe vlerat e demokracisë", shkroi Ademi në rrjetin social "Facebook", përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministria shoti se institucionet e vendit janë në kontakt me autoritetet australiane dhe se rasti është paraqitur, ndërsa incizuesit janë identifikuar dhe do bartin të gjitha pasojat ligjore në pajtim me legjislacionin e Australisë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/09/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































