Këngëtarja e njohur, Adelina Thaçi, ka thënë se i mungon çdo herë babai i saj, aktori i ndjerë, Rasim Thaçi i njohur në publik si Cima.

Në emisionin “Sol” në Klan Kosova, artistja theksoi se çdo herë kujton momentet e bukura që i pati me të ndjerin.


“Babi ka qenë krenari, dhe jam e lumtur se jam pjesë e familjes Thaçi. Mua më mungon babi gjithmonë më mungon për këshillat, më mundon për bisedat tona, qofshin për biseda serioze", u shpreh ajo.

Foto: YouTube

Tutje tha: "Më mungojnë këshillat shumë si prind, ato po të mungojshin gjithmonë”.

“Ndjej shumë mall se më mungon, thjesht kam shumë çka me kujtu, kjo është më e bukura. Sepse ne nuk kemi me jetu gjithmonë, andaj kujtimet neve na mbajnë gjallë, na lehtësojnë sado pak atë mos praninë e personit që kemi humbur, këtë rast të babit tim”, ka thënë në vazhdim Thaçi.

I njëjti ka ndërruar jetë më 26 mars të vitit 2021, derisa po trajtohej në QKUK.

Njihet gjithashtu për rolet e tij të shumta që ka pasur në skenën humorit. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com