Adelina Ismaili feston ditëlindjen, fansat i bëjnë urim emocionues (Foto)

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka festuar sot ditëlindjen e saj të 38-të.
Me këtë rast, diva e muzikës shqiptare, ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët, e familjarët e saj!
Por, urimin më emocionues, Ismaili e ka marrë nga fansat e saj më të zjarrtë, të cilën njëherësh mirëmbajnë edhe llogarinë e saj zyrtare në Facebook.
Ata kanë shkruar një status të gjatë dhe emocional, me plot urime për këngëtaren e tyre më të dashur.
" URIME DITËLINDJEN ADELINA Disa njerëz lindin për të mos vdekur kurrë, e tillë je dhe ti DIVA jonë. Që kur ishe e vogël, u ngjite në majën e piramidës së muzikës shqipe, për të mbetur gjithmonë aty. Nga një vogëlushe rrebele e cila do të bëhej zëri i fëmijëve shqiptarë, idol i qindra të rinjëve e deri sot një damë e vertetë që mbart mbi supet e saja mbi 30 vite karrierë. Gjurmët e tua prej një luaneshe nuk zhduken kurrë, ti i dhe shpirt këngës, bëre atë që të tjerët as nuk guxonin ta ëndërronin, I dhurove art skenës- kjo skenë e cila do të të kërkojë gjithmonë! Një performancë e jotja me një tekst të shkruara në tërsi nga pena juaj, dhanë gjithmonë mesazhe të qarta e të duhura. Ti mbetesh gjithmonë revolucionarja jonë që nuk njohu kurrë frikën e "kundërshtuesve" të "mëdhenjë”, ti mbetesh gjithmonë fëmiju gjeni nga Kosova, që luftove për një ideal përmes armës tënde - këngës. Artistja jonë, thesari ynë i çmuar, jemi falenderues Zotit që jetojmë në të njejtën kohë me ty! Adelinë, urime ditëlindjen e madhja jonë, urojmë të festofsh gjithmonë pranë Valit e Uliksit , pranë gjithë atyre që nuk të braktisën kurrë! Urojmë të jetosh sa malet dhe të jesh përherë e lumtur! - Fat e suksese në jetë , s'ta merr kurrë askush nga dora atë që ke bërë deri tani në skenë, vetëm ti munde e guxove thyerjen e tabuve. TE DUAM PAFUNDËSISHT! "Shumë urime për ty Shumë urime për ty Shumë urime për ty Adelinaaaa Shumë urime për ty Diva jonë !" Nga klubi i fansave të Adelinës" (sic.), shkruajnë fansat në llogarinë zyrtare të divës në Facebook, duke i uruar kështu asaj ditëlindjen. /Telegrafi/


























































