LAJMI I FUNDIT:

Adele kryeson top-listat me “Easy On Me”, shitjet më të larta në javën e parë për një këngë në pesë vjet

Adele kryeson top-listat me “Easy On Me”, shitjet më të larta në javën e parë për një këngë në pesë vjet

Adele ka arritur në krye të top-listave me këngën e saj të rikthimit “Easy On Me”, me shitjet më të larta të javës së parë për një këngë në pothuajse pesë vjet.

Kënga e parë nga albumi i saj i ardhshëm “30” shiti 217,300 kopje në Mbretërinë e Bashkuar, pak më pak se kënga e Ed Sheeran “Shape Of You” që shiti 226,800 kopje në janar të vitit 2017.

Shifrat monumentale do të ndihmojnë në përtëritjen e industrisë së muzikës britanike pas 18 muajsh të mjerueshëm, me këngën që gjithashtu grumbullon një rekord prej 84.9 milionë dëgjime në Spotify në një javë në mbarë botën, shkruan The Sun.


View this post on Instagram

A post shared by Adele (@adele)

Coldplay ka qenë një tjetër akt kyç në një javë të suksesshme për muzikën, me albumin e tyre “Music of the Spheres” duke u bërë albumi më i shitur i vitit 2021 deri më tani, me 101 mijë kopje deri tani.

Albumi i ri i shumëpritur i Adele “30”, lansohet me 19n nëntor, këngëtarja deklaroi se në album ka përfshirë ndjenjat pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki.

Ndërkohë, Adele planifikon të kthehet në Britani muajin e ardhshëm, ku pritet të prezantojë me familjen e saj të dashurin e ri, Rich Paul. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Kalo në kategori