LAJMI I FUNDIT:

Abrashi tha se “PDK ende nuk e ka braktisur vrasjen si mjet ndaj kundërshtarëve të vet”, Gjoshi paralajmëron padi ndaj tij

Abrashi tha se “PDK ende nuk e ka braktisur vrasjen si mjet ndaj kundërshtarëve të vet”, Gjoshi paralajmëron padi ndaj tij

Një deklaratë e kreut të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka shkaktuar përplasje mes akterëve politikë.

Deputeti i LVV-së deklaroi se kreu i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, përherë ka vepruar dhe vepron në koordinim të hapur me agjendën politike të PDK-së.

“OVL në krye me të ishte dhe është instrument politik i PDK-së. Faton Klinaku është ndërgjegjja e kulluar e PDK-së, instinkti i saj pa mbulesën e gjuhës së matur. Pse ndër mijëra fjalë për të ilustruar një mendim, ai zgjodhi pikërisht fjalën vrasje? Kjo fletë shumë. Është dëshmia e qartë se PDK në regjistrin e saj të metodave ende nuk e ka braktisur vrasjen si mjet ndaj kundërshtarëve të vet”, tha Abrashi.


I menjëhershëm ka qenë reagimi nga partia opozitare që u atakua nga Abrashi.

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, tha se një deklaratë e tillë nga Abrashi është shpifëse dhe po të mos ishte “kaq absurde, e ligë dhe fyese, do të ishte qesharake”, teksa paralajmëroi veprime ligjore ndaj deputetit të shumicës.

“PDK tashmë ka përgatitur padinë për shpifje ndaj deputetit Artan Abrashi, e cila do t’u dorëzohet organeve të drejtësisë. Me shpifje të tilla do të merret vetëm drejtësia dhe ne presim që të gjithë, pa përjashtim, edhe zyrtarët publikë, të marrin dënimin e merituar”, shkroi Gjoshi.

Tutje, ai tha se asnjë deklaratë e tillë si e Abrashit nuk do të arrijë të mbulojë humnerën që sipas tij, ka rënë pushteti aktual.

“Koordinimin me kriminelët serbë, vjedhjen e rezervave shtetërore, hajninë me energjinë, trafikimin e lëndëve narkotike dhe keqqeverisjen  – nuk kanë më fuqi dhe kredibilitet, as moral e as politik, që ta mbrojë askush – aq më pak një deputet i dobët si Artan Abrashi”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori