Abrashi zotohet për qeverisje të mirë dhe punë të mëdha në Prishtinën metropol
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, në tubimin përmbyllës, është zotuar para qytetarëve të Prishtinës se pas fitores ditën e diel do të qeverisë mirë dhe do të zbatojë programin e punëve të mëdha për Prishtinën.
“Qeverisja ime, në bashkëpunim me partnerët tanë do të jetë qeverisje e punëve të mëdha dhe projekteve të mëdha, do të jetë qeverisje me vizion për një Prishtinë Metriopolitane, e cila do të zhvillojë edhe komunat përreth dhe do të jep impulse zhvillimi gjithë Kosovës. Nuk do të bëjmë punë sot për nesër, por do të bëjmë punë për të ardhmen e Prishtinës. Unë i kam hyrë garës për Prishtinën me një vizion optimist dhe shpresëdhënës për Prishtinën. Vizioni in është Prishtina e zhvilluar dhe miqësore, një Prishtinë që e duam për familjet tona, këtë po e shoh në tubimet madhështore, po e shoh në çdo mjedis”, ka thënë Abrashi.
Ai tha se sot e filluam këtë takim falënderimi me këngë, sepse kemi arsye, i këndojmë ardhmërisë sonë, besimit në punë të mëdha, këndojmë sepse jemi një vend i lirë dhe i zoti për vendin tonë, për Kosovën për Prishtinën.
“Unë vlerësoj çdo punë të mirë që është bërë në qytetin tonë, sheshet, rrugët, parqet shkollat, qendrat e mjekësisë familjare, drunjtë dhe lulet e mbjella. Qytetarët janë ata që vlerësojnë se çfarë është punuar dhe çfarë nuk është punuar. Çfarë është punuar mirë dhe çfarë është punuar keq. Do të dëshiroja që në mandatin e kryetarit në shkuarje të ishte punuar ashtu siç ishte premtuar, ashtu siç ishte zotuar, por kjo nuk ndodhi. Ai e fitoi mandatin me propagandë dhe ai e përfundon mandatin me propagandë. Ditën e mirë e ka”, ka thënë Abrashi.
Ai tha se është zotuar para qytetarëve se do ta ndërtojmë Prishtinën dhe do ta zhvillojmë ashtu siç ju e dëshironi. “Do të bashkëpunojmë me secilin qytetar dhe me të gjitha institucionet e vendit, që Prishtinën ta bëjmë kryeqytet me të gjitha vlerat që i takojnë, kryeqytet që do t’ju konkurrojë qyteteve evropiane, sepse ne synojmë Bashkimin Evropian”, pohoi ai.
“Si kryetar i Prishtinës do të bashkëpunojë me të gjitha kryeqytetet evropiane, me Nju Jorkun dhe Uashingtonin dhe me miqtë tanë që na lidhi Presidenti ynë historik Ibrahim Rugova. Ne do të bëjmë ndryshime dhe këtë ndryshim e garantoni ju që jeni sonte bashkë me ne dhe gjithë ata njerëz vullnetmirë nga parti të ndryshme që u bënë bashkë me ne”, potencoi Abrashi.
Kandidati i LDK-së për Prishtinën ka thënë se së bashku me qytetarët do ta pensionojmë dembelinë e qeverisjes aktuale, e cila për katër vite nuk ndërtoj asnjë shkollë, asnjë institucion shëndetësor, asnjë qendër sportive dhe asnjë projekt tjetër të madh për Prishtinën.
“Prandaj të dielën ju ftoj të dilni të votoni për ndryshimin pozitiv që i duhet Prishtinës”, përfundoi ai.
Gent Begolli nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se bashkëpunimi LDK-AAK në përkrahje të Arban Abrashit, është natyral, jo pjesë e pazareve politike, sepse bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy subjekteve politike e ka vendosur ish-Presidenti Rugova.
“Prishtina udhëhiqet me dashuri dhe me dije, nuk udhëhiqet me pazare. Bashkohuni për një Prishtinë më të pastër, bashkohuni për një Prishtinë me rend dhe rregull, bashkohuni për një Prishtinë me infrastrukturë më të mirë, bashkohuni me një ekip që qeveris qytetari i Prishtinës dhe jo të tjerët”, ka thënë Begolli.
Ai ka bërë thirrja që të votohet Arban Abrashi, sepse vetëm ai i artikulon më së mira interesat e qytetarëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj
Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
Ylli i Man Cityt iu ofrua Real Madridit, por ata i thanë ‘jo’ transferimit të tij
Vendosni patate në këpucë, truku që do t'ju 'shpëtojë jetën'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë