Abrashi: Pogba nuk dallon shumë nga futbollistët shqiptarë

Amir Abrashi ka dëshpëruar tifozët e Manchester United duke thënë se përforcimi i tyre i ri, Paul Pogba, ka një dallim të vogël me futbollistët shqiptarë.
Amir Abrashi ka treguar në një intervistë për “Badische Zeitung” se çfarë ka mësuar nga pjesëmarrja në Euro 2016 dhe se tashmë ishte i ndërgjegjshëm se mund të luante si i barabartë ndaj çdo kundërshtari, pavarësisht vlerës së kartonit.
Futbollisti ka zbuluar se dëshironte si kujtim fanellën e Antoine Griezmann, pas ndeshjes ndaj Francës, por kishte përfunduar me atë të Payet, pasi ylli francez i Atletico Madrid e kishte refuzuar mesfushorin kuqezi, përcjell “Panorama”.
Abrashi, çfarë bën një futbollist profesionist gjatë një Europiani, përveç stërvitjes dhe ndeshjeve?
SInqerisht, jo edhe aq shumë. Ne kishim qendrën tonë në një qytezë të vogël në Bretanjë. Për arsye sigurie, gjithçka ishte e mbyllur. Ne pamë vetëm hotelin, fushën stërvitore dhe stadiumet nga brenda. Ndërsa ndeshjet e tjera i shikuam në TV.
Çështja e terrorit, a ishit të frikësuar?
Në fillim kishte një ndjesi të çuditshme. Por me kalimin e kohës pamë se çfarë masash sigurie ishin vendosur, të paktën për ne lojtarët. Prindërit e mi më thanë se ata kishin hyrë në stadium pa ndonjë kontroll të rreptë sigurie. Kjo më bëri shumë përshtypje.
Si është të luash kundër yjesh si Paul Pogba dhe Antuan Grizmann?
Interesante, sidomos kur kujton shifrat e kartonëve të transferimit për lojtarë të tillë. Fillon e mendon: Hej, nuk paskemi edhe aq shumë diferencë. Kur Grizmani luajti kundër nesh, në fillim nuk më ra në sy. Derisa shënoi golin. Atëherë thashë: Po tani e gjeti të luajë ky. Por, diferenca me Pogba e Griezmann nuk ishte aq e madhe.
Çfarë keni marrë nga Evropiani? A janë fanellat e kundërshtarëve ende suvenirë popullorë mes lojtarëve?
Unë kam një të Dimitri Paje nga Franca. Ma dha menjëherë kur ia kërkova. Ndryshe nga Grizman. Ai më tha se i duhej për familjen e tij.
A kishte ndonjë shpërblim tjetër?
Ne morëm pasaporta diplomatike nga Presidenti i Shqipërisë, pasi kemi bërë krenar të gjithë kombin.
Çfarë përfitimi ke nga një pasaportë diplomatike?
Unë ende nuk e di (qesh). Të paktën në Shqipëri nuk do të na ndalin më aq shumë në kontrolle.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona ka vendosur që njëri nga katër top yjet do të shitet këtë verë

Garnacho do të largohet nga Manchester United, tanimë ka marrëveshje me klubin e tij të ri

Zbulohen shkaqet e vdekjes së doktorit të Barcelonës

Manaj humb ndjenjat në fushë, largohet me ambulancë nga fusha

Bayerni vendos për shitjen e një ylli për të financuar transferimin e Florian Wirtz

Slot me fjalë të mëdha për PSG-në: Kur e shoh nivelin e tyre, them se duhet të përmirësohemi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja