Tammy Abraham do të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar të janarit, kur edhe do të rikthehet nga lëndimi.

Sulmuesi anglez ka mbetur jashtë fushave të blerta që nga qershori i këtij viti për shkak se u lëndua në duel ndaj Spezias.


Rikthimi i tij në fushë pritet të bëhet në fund të këtij viti, por Abraham nuk është më në planet e skuadrës italiane Roma.

Tre skuadra angleze kanë shprehur interesim për ta rikthyer Abrahamin në Ligën Premier dhe pritet të jetë një garë e madhe në janar.

Arsenal, Brentford dhe Aston Villa janë skuadrat që po kërkojnë shërbimet e sulmuesit.

104 LPS 946298

Roma nga ana tjetër është e gatshme ta lejoj largimin e tij dhe tanimë i ka vendosur një çmim largimi prej 52 milionë eurove.

26-vjeçari ka dy vite e gjysmë që është pjesë e Romës, teksa në 107 ndeshje zyrtare ka shënuar 36 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë. /Telegrafi/

telegrafi sport app