LAJMI I FUNDIT:

Abetare e përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë të Malit të Zi

Abetare e përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë të Malit të Zi

Ministrja shqiptare e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka bërë me dije se së shpejti do të ketë Abetare të përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi.

Lajmi vjen pasi Shqipëria dhe Kosova e nisën këtë vit shkollor me abetare të përbashkët për të gjithë nxënësit e klasave të para në të dy vendet.

Në një postim që ka bërë në Facebook, Kushi njoftoi se sot priti në një takim homologun e Malit të Zi, Miomir Vojinoviç.


Gjatë këtij takimi u diskutua rreth forcimit të bashkëpunimit dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve në fushën e arsimit.

“Në takim diskutuam edhe për mundësinë e përdorimit të Abetares së Përbashkët Unike për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi. Z. Miomir Vojinović u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë për lehtësimin e procedurave, në mënyrë që ky projekt të zbatohet edhe atje sa më shpejt”, shprehet ministrja në një postim në rrjetet social. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori