LAJMI I FUNDIT:

Abbas i thotë këshilltarit të sigurisë amerikane se Gaza është pjesë integrale e shtetit të Palestinës

Abbas i thotë këshilltarit të sigurisë amerikane se Gaza është pjesë integrale e shtetit të Palestinës

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka zhvilluar një takim me këshilltarin e sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.

Abbas i tha Sullivan se SHBA-ja duhet të “ndërhyjë për të detyruar Izraelin të ndalojë agresionin ndaj popullit palestinez në Bregun Perëndimor, përfshirë në Jeruzalemin e pushtuar”, transmeton Telegrafi.

Palët u takuan të premten në qytetin e Ramallah në Bregun Perëndimor.


Ai gjithashtu tha se Gaza është një pjesë integrale e shtetit të Palestinës”, duke denoncuar “çdo përpjekje për të izoluar ndonjë pjesë” të territoreve palestineze.

Përpara takimit, Sullivan deklaroi në një konferencë shtypi se do të diskutonin “përpjekjet e vazhdueshme për të promovuar stabilitetin në Bregun Perëndimor”, përfshirë përpjekjet për “përballjen me terrorizmin dhe mbështetjen e forcave të sigurisë të Autoritetit Palestinez përmes koordinatorit të sigurisë së SHBA-së për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez”.

Ai potencoi se shpresonte se kjo do të arrihej përmes një Autoriteti Palestinez “të rinovuar dhe rigjallëruar”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori