LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq thotë se ish-oficeri i lartë i policisë dhe një biznesmen duan likuidimin e tij

Abazoviq thotë se ish-oficeri i lartë i policisë dhe një biznesmen duan likuidimin e tij

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka akuzuar ish-oficerin e lartë të policisë, Zoran Lazoviq, si dhe biznesmenin Ranko Uboviq se duan likuidimin e tij.

Sipas mediave në Mal të Zi, përcjell Telegrafi, Abazoviq tha se ata nuk duan para sepse nuk kanë nevojë për para.

Deklarata e tij vjen pasi siç kujtojnë mediat në Mal të Zi, Lazoviq, Uboviq dhe kompania Bemax ngritën padi duke kërkuar nga Abazoviq 21,000 euro secili për “shkelje të të drejtave personale”.


Dhe ai ka thënë se është një nder i madh për të që ka “drejtuar gishtin” drejt majës së piramidës kriminale në Mal të Zi dhe ka goditur njerëzit drejtpërdrejt.

Abazoviq më parë i akuzoi ata se ishin të përfshirë në kontrabandën e cigareve.

“Nuk ka problem, shihemi në gjykatë. Unë i kam paraqitur pretendimet e mia. Pretendimet e mia janë konfirmuar në një pjesë nga Europoli, në pjesën tjetër shpresoj se do të konfirmohen nga SDT në një periudhë të caktuar… Ju e dini që unë kurrë nuk luaj viktimën, as nuk kam frikë nga njerëz të tillë, ata njerëz duan likuidimin tim”, citohet të ketë thënë Abazoviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori