LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq: Kemi emër për Kryetarin e Kuvendit, Qeveria do të krijohet më vonë

Abazoviq: Kemi emër për Kryetarin e Kuvendit, Qeveria do të krijohet më vonë

Bartësi i listës së koalicionit, “Bardh e Zi”, Dritan Abazoviq, pas një takimi konsultativ me Kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajoviq, tha se kanë arritur marrëveshje që i pari i këtij institucioni do të zgjedhet më 23 shtator.

“Ne arritëm të mposhtim mafien në kushte katastrofike dhe shpresoj që Kuvendi ta tregojë atë. Për shkak të coronavirusit, ne duhet të shpejtojmë procedurën e atyre që supozohet se përfaqësojnë Qeverinë dhe Kuvendin”, tha Abazoviq, raporton vijesti.me.

Ai shtoi se asnjë pengesë nuk u ndie gjatë takimit konsultativ të përfaqësuesve të listave zgjedhore me status parlamentar, transmeton Telegrafi.


“Ne tashmë kemi një propozim se kush do të ishte kryetari i Kuvendit dhe nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem në konstituimin e saj. Sa i përket Qeverisë, do të duhet më shumë kohë për ta konstituuar, sepse ka më shumë detyrime. Kjo nuk do të ndodhë menjëherë”, pohoi ai.

Sipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare, koalicioni “Odlučno za Crnu Goru! DPS – Milo Gjukanoviq” fitoi 30 vende, koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 27, koalicioni “Paqja është kombi ynë” dhjetë dhe koalicioni “Bardhë e Zi” katër vende.

Social Demokratët dhe Partia Boshnjake do të kenë secila nga tre deputetë si dhe dy SDP. Lista shqiptare “Nik Gjeloshaj-Genci Nimanbegu” dhe koalicioni “Jedonoglasno” do të kenë secili nga një përfaqësues. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori