Site icon Telegrafi

AAK tregon pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 11:00

Në zyrat e AAK-së është mbajtur një konferencë për media.

Në emër të koalicionit AAK-PSD ka folur Blerim Kuçi, i cili ka thënë se sipas matjeve të komisionerëve të këtij koalicioni deri në ora 11:00 kanë dalë në votime 9.32 për qind e qytetarëve të vendit.

Po ashtu, Kuçi ka thënë se nuk është shënuar ndonjë incident i madh.

“Procesi zgjedhor është duke shkuar pa ndonjë problem të madh. Ka ndonjë vërejtje të vogël, por s’është gjë e madhe. Dalja deri në ora 11:00 9.32 për qind, sipas komisionerëve të koalicionit AAK-PSD”, ka thënë Kuçi nga konferenca e drejtpërdrejtë.

Kuçi lutur qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje.

Po ashtu, deri në fund të procesit zgjedhor ai ka thënë se do të mbahen edhe disa konferenca. /Telegrafi/

Exit mobile version