Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me cilësinë e ujit nga Liqeni i Badovcit. Sipas raportimeve nga KRU Prishtina dhe IKSHPK, uji nuk është i sigurt për konsum për shkak të përqendrimeve të larta të manganit, një problem që po përsëritet.
Partia opozitare thekson se ekspozimi afatgjatë ndaj niveleve të larta të manganit mund të shkaktojë dëmtime neurologjike dhe zhvillimore të trurit, veçanërisht tek fëmijët. “Kjo situatë përbën një rrezik të madh për shëndetin publik dhe kërkon veprime të menjëhershme,” thuhet në reagimin e AAK-së.
AAK po ashtu kritikon ashpër mungesën e veprimeve konkrete nga ana e KRU Prishtina dhe Qeverisë së Kosovës për të parandaluar përsëritjen e këtij problemi.
“Trajtimi i ujit në fabrikën e Badovcit vazhdon të mbetet i papërmirësuar, sidomos lidhur me problemin e manganit,” theksoi ai, duke shtuar se mungesa e planifikimit dhe investimeve adekuate ka kontribuar në mosmenaxhimin e kësaj krize.
AAK-ja ngre pyetje të rëndësishme lidhur me përgjegjësinë institucionale, duke kërkuar llogari nga KRU Prishtina, Qeveria e Kosovës dhe Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU).
Partia opozitare kërkon investime të menjëhershme në teknologji të reja për përmirësimin e trajtimit të ujit dhe planifikim afatgjatë për të shmangur kriza të ngjashme në të ardhmen.
Reagimi i plotë:
Sipas raportimeve nga KRU Prishtina dhe IKSHPK, uji nga liqeni i Badovcit nuk është i sigurt për konsum për shkak të përqendrimeve të larta të manganit, problem që është përsëritur në fund të vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023. Megjithatë, as KRU Prishtina dhe as Qeveria e Kosovës nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete për të parandaluar përsëritjen e këtij problemi, duke e paraqitur këtë situatë si të zakonshme, pasi ndodh çdo vit.
Sipas ekspertëve të cilësisë së ujit, ekspozimi afatgjatë ndaj niveleve të larta të manganit mund të shkaktojë dëmtime neurologjike dhe zhvillimore të trurit, veçanërisht tek fëmijët, si dhe të ndikojë negativisht në funksionimin e mëlçisë dhe veshkave. Kjo situatë përbën një rrezik të madh për shëndetin publik dhe kërkon veprime të menjëhershme për të shmangur dëmtime të mëtejshme.
Ndërkohë, trajtimi i ujit në fabrikën e Badovcit vazhdon të mbetet i papërmirësuar, sidomos lidhur me problemin e manganit. Mungesa e planifikimit dhe investimeve adekuate ka kontribuar në mosmenaxhimin e kësaj krize, pasi nuk janë kryer investimet e nevojshme për të shmangur përsëritjen e problemeve të tilla.
Në përpjekje për të përballuar këtë situatë, KRU Prishtina ka filluar të shpërndajë ujë përmes auto cisternave në disa lagje, një masë që zakonisht ndërmerret në raste emergjente. Megjithatë, për shumë banorë, sidomos për ata që jetojnë në apartamente, kjo ka krijuar një situatë të vështirë. Banorët detyrohen të përshtatin jetën e tyre përreth orareve të shpërndarjes së ujit, duke përjetuar stres dhe shqetësime të vazhdueshme. Përballja e përditshme me sfidën e bartjes së ujit dhe mungesën e furnizimit të qëndrueshëm krijon edhe pasiguri për shëndetin publik, pasi mungesa e furnizimit me ujë të pastër për konsum dhe higjienë mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore.
Disa pyetje që kërkojnë përgjigje janë:
– Pse KRU Prishtina nuk ka ndërmarrë masa për përmirësimin e trajtimit të ujit, kur ky problem është i njohur dhe përsëritet çdo vit?
– Cili ka qenë roli i Qeverisë së Kosovës, e cila vazhdimisht ka trumbetuar se tani ndërmarrjet publike menaxhohen nga borde dhe menaxhmente profesionale?
– Cili ka qenë roli i ARRU-së, si autoritet rregullator dhe I pavarur, për të parandaluar dhe mos lejuar përsëritjen e këtij problemi?
Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin veprime të menjëhershme, përfshirë investime në teknologji të reja për përmirësimin e trajtimit të ujit, monitorim të vazhdueshëm të cilësisë dhe planifikim afatgjatë për të shmangur kriza të ngjashme në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit