Realiteti është se kanceri i gjirit është forma më e zakonshme që prek gratë. Dhe, mamografia është e vetmja analizë që është vërtetuar se shpëton jetë.
Dr. Burim Polloshka
specialist radiolog
O.S. “B/Med”, Gjakovë
tel : 044/246/085
Çfarë është mamografia?
Mamografia si metodë diagnostikë është një formë e ekzaminimit radiologjik që shfrytëzon dozë të ultë të rrezatimit. Gjithashtu edhe aparati mamografik është aparat i veçantë i konstruktuar enkas për këtë ekzaminim që imazhet radiografike të jenë sa më të detajizuara që në mënyrë sa më precize të shihen strukturat e gjirit në filma radiologjik, duke krijuar kontrast dhe rezolucion të lartë.
Mamografia luan rolin kryesor si metodë diagnostike për detektimin e hershëm të karcinomës së gjirit dhe në 85-90% të rasteve bënë detektimin e saj dy vjet më përpara në gratë mbi 50 vjeç para se ajo të mund të vërejë me prekje.
Ekzistojne dy tipe të mamografisë: mamografia skrenuese dhe ajo diagnostikuese.
Mamografia skrenuese reaalizohet në kuadër të skrening programit te ato gra që nuk kanë simptoma evidente për ndonjë patologji të gjirit. Në SHBA është e vetmja metodë e aprovuar për skrening të gjirit te gratë që nuk paraqesin shenja evidente të ndryshimeve në gji. Synim kryesor i mamografisë skrenuese mbetet detektimi i hershëm i patologjive të gjirit, më konkretisht karcinomës së gjirit dhe kur ndryshimi është ende i vogël që tretmani të jetë sa më i suksesshëm.
Pse është e nevojshme të bëhet mamografia skrenuese?
* Detektimi i hershëm i karcinomës së gjirit kur ajo nuk vërehet me ekzaminim rutinor mjekësor, me rritjen e shanseve për trajtim të suksesshëm deri në 100%.
* Studimet në SHBA, Holandë dhe Suedi kanë treguar për reduktim të mortalitetit nga karcinoma e gjirit nga 36 deri në 44 % te gratë të cilat ekzaminohen me mamografi.
* Gjetja e kancerit të gjirit dy vjet përpara para se të detektohet si gungë, në mënyrë që tretmani të jetë sa më i suksesshëm.
Mamografia diagnostike realizohet te ato gra te të cilat është vërejtur ndonjë ndryshim i caktuar, psh. në prekje ndonjë gungë apo rrjedhje nga gjiri, por edhe në rastet kur gjatë mamografisë skrenuese është vërejtur ndonjë ndryshim.
Qëllimi i kësaj metode është në gjetjen ekzakte të ndryshimit, madhësisë si dhe detektimin e nyjeve limfatike eventuale.
Realizohet në pozicione shtesë krahasuar me mamografinë skrenuse duke i shtuar sipas nevojës edhe nën kompresion lokal dhe me rritje të sipërfaqes ekzaminuese.
Kur rekomandohet kryerja e mamografisë?
Rekomandohet te gratë mbi 40 vjeç, një herë në vit ose në dy vjet, varësisht nga ndryshimet eventuale të gjetura. Nuk preferohet nën këtë moshë, përveç rasteve me histori familjare (BRCA test pozitiv). Nga mosha 50 vjeçare është e detyrueshme një herë në vit.
Realizohet në dy pozicione: lart-poshtë dhe anash nën këndin deri në 30-60 shkallë.
A është e nevojshme përgatitje paraprake para ekzaminimit mamografik?
Si rregull, ekzaminimi duhet të kryhet brenda ditëve 5-10 të cilit menstrual, si afat optimal për vizualizim sa më të qartë të gjirit. Pacientja nuk duhet që ditën e ekzaminimit të përdorë dezodorant, sepse mund të japin artefakte në imazhin mamografik.
Cilat janë efektet e dëmshme nga mamografia?
Për përfitimin e imazhit mamografik përdoret dozë shumë e vogël e rrezatimit: nga 0.1 deri 0.2 rad që është shumë më e vogël për të shkaktuar ndonjë efekt anësor.
Shumë gra brengosen dhe hezitojnë të bëjnë mamografinë për shkak të efekteve të dëmshme nga rrezatimi, por dozat që përdoren në ekzaminimin mamografik janë shumë të vogla për të shkaktuar efekt të dëmshëm.
Nganjëherë gratë kanë ndjenjën e diskomfortabilitetit gjatë ekzaminimit, por duhet kuptuar që kompresioni është i nevojshëm që të fitohet pamje sa më e mirë mamografike dhe të bëhet fiksimi i duhur i gjirit, por është i nevojshëm manovrim i duhur nga stafi teknik që ky kompresion të mos jetë i dhembshëm.
Kur nuk duhet të kryhet mamografia?
Mamografia nuk preferohet para moshës 40, përveç rasteve me histori pozitive familjare kur mund të fillohet me ekzaminim nga mosha 25 vjeçare. Në moshat e reja preferohet vetekzaminimi, ekzaminimi klinik, ultrazëri apo rezonanca magnetike, varësisht nga indikacioni. Edhe në rastet me implante të gjirit realizohet mamografia, por duhet manovrim më i avancuar teknik.
Sa e rëndësishme është mamografia në vendosjen e një diagnoze për kancer të gjirit?
Mamografia ende mbetet metoda kryesore skrenuese për detektimin e patologjive të gjirit. Përparësitë e saj janë në detektimin e kalcifikimeve të imta pre 0.1 mm, si shenja më të rëndësishme për ekzistimin e ndryshimeve malinje, të cilat me metodat tjera nuk mund të detektohet.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi