Legjenda e Romës dhe Italisë, Francesco Totti, nuk ka luajtur për përfaqësuesen Azzure që nga finalja e Kupës së Botës në vitin 2006, ndërsa së fundmi ka deklaruar se po t’ia bënte ftesën trajneri Marcello Lippi, ai nuk do të thoshte jo pa u menduar mirë.
Simboli romak ka debutuar për Italinë në vitin 1998, është paraqitur 58 herë dhe ka shënuar nëntë gola. Ndërsa goli i tij i fundit kundër Australisë nga penalltia, ia siguroi kualifikimin Italisë për çerekfinalen e Kupës së Botës në vitin 2006, të cilën italianët e fituan.
Para Kampionatit Botëror të vitit 2006, Er Pupone pësoi një lëndim shumë serioz i cili ia kërcënoi karrierën, mirëpo ai arriti të rikuperohej që të ishte pjesë e skuadrës së Lippit me të cilën shkroi historinë duke u shpallur kampion.
Pas Kampionatit Botëror 2006, Numri Dhjetë i Romës u tërhoq nga Kombëtarja e tij dhe iu përkushtua Romës dhe vazhdimisht ka refuzuar rikthimin në përfaqësuese. Mirëpo, rikthimi i Marcello Lippit duket se ia ka ndërruar mendjen.
“Nëse më fton nuk do të them jo menjëherë. Do të mendohesha mirë para se të sjell një vendim, sepse është në pyetje Lippi, i cili gjithmonë ka mbajtur një qëndrim të veçantë për mua”, ka thënë Totti për “Corriere dello Sport”.
Besoni që Lippi duhet ta ftojë Tottin në Përfaqësuesen italiane dhe a do të ishte njeriu i duhur për italianët? Ose ndoshta tashmë i ka kaluar koha legjendës romake?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë