Shumë femra kanë gazra gjatë shtatzënisë. Ato zakonisht largohen vetë, por ilaçet shtëpiake mund të ndihmojnë në lehtësimin e parehatisë dhe reduktimin e sasisë së gazit.
Një grua gjithashtu mund të përjetojë më shumë gazra gjatë fazave të mëvonshme të shtatzënisë, kur fetusi në rritje vendos presion shtesë në zgavrën e barkut, transmeton Telegrafi.
Ndërsa është e pamundur për të parandaluar gazin gjatë shtatzënisë, disa ilaçe që mund të bëhen në shtëpi, mund të zvogëlojnë gazin dhe të lehtësojnë shqetësimet. Shumë nga këto parandalojnë kapsllëkun, gjë që kontribuon ndjeshëm ndaj gazrave.
Pini ujë në sasi më të mëdha
Ekspertët rekomandojnë se gratë shtatzëne duhet të pinë rreth 10 gota, ose dy deri në tri litra ujë në ditë.
Pirja e ujit para ose pas ushqimit ndihmon në tretjen e ushqimit. Çdo ushqim i patretur kalon në zorrën e hollë, ndërsa bakteret nxisin gazrat në këtë proces. Qëndrimi i hidratuar, pra, mund të ndihmojë në reduktimin e gazrave.
Hidratimi gjithashtu mund të parandalojë kapsllëkun. Kur një person është i dehidruar, fecesi i tyre bëhet i thatë dhe i vështirë për tretje. Pirja e mjaftueshme e ujit e mban fecesin të butë, duke e ndihmuar atë të kalojë më lehtë përmes zorrës së trashë.
Gjithashtu, është mirë të pini me ngadalë. Njerëzit kanë gjasa të marrin ajër më shumë kur pinë ujë më shpejt, i cili më vonë mund të kontribuojë në formimin e gazrave.
Shmangni disa pije të caktuara
Disa njerëz kanë gazra kur pinë lëngje që kanë këta përbërës:
• Dyoksid karboni
Kjo përbërje gjendet në masë të madhe në:
– Coca Cola dhe pije tjera me gaz
– pije energjike
– Ujë të gazuar
Njerëzit heqin shumicën e gazrave përmes gromësimit, por dioksidi i karbonit gjithashtu mund të shkaktojë fryrje.
Sheqernat e shtuar ose ëmbëltuesit artificial në pije të gazuara, mund t’i kontribuojnë gazrave dhe fryrjes.
• Fruktoza
Fruktoza është sheqer natyral që gjendet më shumë në fruta. Prodhuesit shpesh i shtojnë fruktozë ëmbëlsirave dhe pijeve.
Disa nuk janë në gjendje të tretin fruktozën. Në këtë rast, sheqeri mund të fermentohet në zorrën e trashë, duke shkaktuar gazra dhe fryrje.
Ushtroni rregullisht
Ekspertët sugjerojnë se ushtrimet mund ta përshpejtojnë tretjen dhe t’ju lirojnë nga kapsllëku. Niveli i lartë i aktivitetit fizik përmirëson zorrën e trashë tek femrat, por jo tek meshkujt.
Veshja e rrobave të rehatshme
Rrobat që janë të ngushta rreth belit mund të shtojnë presion në abdomen, çka mund të rrisë grumbullimin e gazrave.
Veshja e rrobave të gjera në fazat e fundit të shtatzënisë mund t’ju ndihmojë të lehtësoni problemin.
Reduktoni nivelin e stresit
Disa njerëz kanë gazra kur janë të stresuar. Kjo mund të ndodhë sepse njerëzit kanë tendencë të marrin më ajër kur ata janë të shqetësuar. Gazrat kanë lidhje me stresin dhe, gjithashtu mund të jetë një simptomë e sindromës së zorrëve.
Sindroma e zorrëve është një çrregullim gastrointestinal që shkakton dhimbje abdominale dhe ndryshime në zakonet e zorrëve. Simptoma të tjera mund të përfshijnë: fryrje, gazra, ngërçe, kapsllëk,
diarre.
Kur duhet ta vizitoni mjekun
Një grua shtatzënë mund të ndjehet parehatshëm nga gazrat dhe fryrja, por këto simptoma shumë rrallë kanë ndikim te fëmija. Sidoqoftë, këshillohuni me doktorin nëse keni këto komplikime:
– Dhembje abdominale që zgjasin më shumë se 30 minuta
– Diarre që zgjatë më shumë se dy ditë
– Të përziera në bark dhe të vjella
Këto simptoma mund të jeni një problem më serioz. Kështu që konsultimi me doktorin do të ishte i domosdoshëm. /Telegrafi/
R.Q.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMegan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Pengoni lëshimin e lëkurës pas dobësimit

Veshje të përditshme dhe moderne për zyre

Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?

Fëmijë kokëfortë. Çfarë duhet të bëjmë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës