LAJMI I FUNDIT:

UBT, institucioni me numrin më të madh të vajzave dhe grave të punësuara

UBT, institucioni me numrin më të madh të vajzave dhe grave të punësuara

8 Marsi e gjen UBT-në si institucionin privat të arsimit me numrin më të madh të vajzave dhe grave të punësuara

UBT është institucioni arsimor me më së shumti gra e vajza të punësuara nga institucionet tjera private të arsimit në vend.

Kjo e dhënë del nga publikimi i realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sipas të cilit, UBT i ka kushtuar një rëndësi të madhe kutoës gjinore në punësim.


Sipas raportit të titulluar, “Numri i stafit akademik dhe administrativ në kolegjet private 2016/2017”, UBT numëron gjithsej 154  femra të punësuara, duke qenë tregues i qartë se ndër tjerash, ky institucion është edhe promovues i barazisë gjinore.

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, vlerësoi se nuk mund të ketë zhvillim të një shoqërie nëse 50% e popullsisë është e pabarabartë, andaj, ai konsideron se me UBT-në po luftohet fenomeni i diskriminimit gjinor në punë.

“Përgjegjësi e institucionit tonë është që krahas arsimit, të edukojmë shoqërinë drejt trajtimit të barabartë të të gjitha shtresave gjinore”, theksoi Hajrizi, duke shtuar se ky numër është arritur jo vetëm për të përmbushur kuotën, por sepse ato gra dhe vajza e meritojnë plotësisht të jenë në vendet ku janë dhe sipas rektorit,  UBT i ka mbështetur plotësisht në rrugëtimin e tyre drejt ngritjes profesionale.

Në anën tjetër, sipas raportit të nxjerrë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore të UBT-së, stafi administrativ i këtij institucioni në aspektin gjinor është  plotësisht i barabartë, teksa gjinia femërore dominon në koordinimin e fakulteteve. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori