7 Prilli – Spitali i Përgjithshëm në Pejë shënon Ditën Botërore të Shëndetit
Sot, Spitali i Përgjithshëm në Pejë i bashkohet shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, një ngjarje me rëndësi globale që çdo vit më 7 prill na kujton se shëndeti është një e drejtë themelore e çdo individi, jo një privilegj.
Me temën e sivjetme "Shëndeti im, e drejta ime", Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thekson rëndësinë e barazisë në qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore dhe të drejtës për një jetë të shëndetshme për të gjithë – pavarësisht nga mosha, gjinia, prejardhja apo gjendja ekonomike.
‘Ekipet tona mjekësore dhe stafet mbështetëse punojnë me përkushtim për të siguruar një standard të lartë të kujdesit shëndetësor dhe për të përmbushur misionin tonë: shërbim i përkushtuar ndaj jetës dhe shëndetit të komunitetit’, thuhet ne njoftim.






























