Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, nënshkruan sot marrëveshjen për grantin “Shërbime financiare për krijimin e vendeve të punës në sektorin e bujqësisë – Fondi për Garantimin e Kredive III”.
Me këtë rast, ministri Hamza i shprehu mirënjohjen qeverisë dhe taksapaguesve gjermanë për kontributin e dhënë për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, të cilët deri më tani kanë kontribuar me mbi 500 milionë euro.
Sipas tij, marrëveshja e sotme, e cila kap vlerën 6.5 milionë euro, të cilat janë pa mundësi kthimi, ndikojnë në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes sektorit privat.
“Këto 6.5 milionë euro janë të dedikuara për fondin për garantimin e kredive. Ky fond është themeluar me ndihmën e donatorëve, kontribuuesin më i madh është qeveria gjermane deri më tani, qëllimi është që të fokusohen grupet sidomos njerëzit e rinj, gjinia femërore që kanë plane të qëndrueshme të biznesit, por ndoshta u mungon kolaterali dhe iu mungon historiku në bankë, dhe kanë mundësi që të realizojnë kredi me kushte më të volitshme. Specifikisht, këto mjete janë të dedikuara për përkrahje të ndërmarrjeve nga fusha e agrobiznesit”, tha ministri Hamza.
Ambasadori Christian Held, u shpreh se kjo ndihmesë ndaj Kosovës ka qëllimi afrimin me integrimin euroatlantike. Ai tha se për rritje të qëndrueshme ekonomike sektori financiar është shtylla më e rëndësishme, andaj përmes Fondit për Garantimin e Kredive janë lehtësuar qasjet financiare për agrobizneset.
“Ky fond ka lehtësuar qasjen në financa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë praktikisht shtylla e zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe unë do thosha që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme po ashtu janë shtyllë e zhvillimit edhe në Gjermani. Ky fond ka krijuar mirëbesim dhe gjithashtu i ka vendosur parakushtet e domosdoshme në mënyrë që institucionet financiare tu japin para ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha ambasadori gjerman.
Sipas tij, donatorë të rinj kanë shprehur interesimin që të kontribuojnë në Fondin për Garantimin e Kredive me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë