Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka nisur sot zbatimin e projektit më të ri: “Vetëdijesimi i të rinjve mbi pasojat e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar”.
Rajonit të Ferizajt, shkollat e mesme, me shoqërinë civile, ndërkaq këtë nismë e ka mbështetur edhe MPB-ja. Zbatimi i projektit nënkupton mbajtjen e ligjëratave më nxënës të shkollave të mesme të Ferizajt dhe të komunave të këtij rajoni.
Ligjërata fillestare u mbajt sot, me nxënës të gjimnazit “Kuvendi i Arbrit” të Ferizajt. Veç nxënësve, të pranishëm në ligjëratë ishin edhe përfaqësues të MPB-së, KFOR-it, EULEX-it, ICITAP-it, OJQ-të.
Pas një vlerësimi të shkurtër të situatës aktuale të ndërlidhur me këtë temë të ndjeshme, nga aspekti policor, ligjëroi drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, nënkoloneli Gazmend Hoxha. Ai vuri në pah procesin e radikalizimit dhe fazat e tij, siç janë: procesi rekrutimit, vendet e rekrutimit, identifikimi i caqeve, bindjet, mjetet e bindjes dhe rrezikun nga mundësia e përfshirjes së drejtpërdrejtë në aktivitete terroriste. Duke veçuar disa nga mënyrat e paraqitjes së ekstremizmit në vendin tonë nënkoloneli Hoxha vuri në dukje se, si rezultat i indoktrinimit me ideologji ekstremiste, viteve të fundit janë paraqitur edhe pasojat si: raste të jotolerancës ndërfetare dhe ndërsektare, probleme dhe konflikte të ndryshme në mes të ekstremistëve islamistë dhe besimtarëve islamë, pastaj edhe përpjekjet për t’u bërë faktorë politikë dhe për të realizuar agjendën e tyre politike dhe ideologjike.
Gjatë ligjëratës edhe njëherë u theksua shqetësimi i pjesëmarrjes së kosovarëve në luftërat në Siri dhe në Irak, sidomos përfshirja e të rinjve atje dhe kalimi i tyre në organizatat terroriste, “Al Nusra” dhe “ISIS” apo “ISIL”.
Duke folur me gjuhën e statistikave, nxënësve iu shpjegua se vetëm nga rajoni i Ferizajt në luftërat në Siri dhe Irak janë të përfshirë 59 persona, 4 nga të cilët janë raportuar të vrarë në zonat e konfliktit. Nisur nga kjo, Policia e Kosovës në vazhdimësi ka ndërmarrë dhe po merr masa parandaluese në bashkëpunim të plotë me institucionet relevante dhe me partnerët e saj.
Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe ligjëruesi tjetër, Shkëlzen Marevci, kontribuoi me temën: “ Shkaktari dhe viktimat e terrorizmit”. Marevci theksoi faktin se “cak i organizatave terroriste janë kryesisht të rinjtë”. Prandaj “është i domosdoshëm qartësimi i mospërputhshmërisë së islamit me terrorizmin dhe fakti se nuk kanë asgjë të përbashkët”, nënvizoi Marevci. Sipas drejtuesve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, obligim fetar i imamëve dhe predikuesve fetarë është interpretimi i islamit burimor. Fundja, mision i Bashkësisë Islame është ndërtimi i shoqërisë tonë”, theksoi përfaqësuesi KBI –së në Ferizaj, Ilmi Rexhepi.
Interesimi i nxënësve për këtë temë ishte mjaft i madh. Ata shtruan shumë pyetje për panelistët lidhur me këtë çështje, e cila, siç u tha në ligjëratë, mbetet kërcënim për shtetin dhe shoqërinë kosovare.
Këtë javë, do të vazhdojnë ligjëratat edhe në shkollat e tjera të mesme të Ferizajt, ndërkaq synimi është që zbatimi i projektit dhe ligjëratat, të vazhdojnë edhe gjatë muajit shtator nëpër shkollat e mesme të komunave të tjera të Rajonit të Ferizajt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe