Kuvendi Komunal i Prishtinës sot ka miratuar me shumicë votash propozim vendimin për subvencionimin e personave fizik dhe juridik të cilët marrin në përkujdesje dhe mbajtje një qen apo më shumë.

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se shuma e propozuar është 50 euro në muaj.


"Adoptimi është mënyra më humane e trajtimit të qenve" - deklaroi para këshilltarëve komunal, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama.

Ndërsa drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, tregoi se cili është qëllimi final i këtij vendimi.

"Me këtë vendim parashihet që të zvogëlohet numri i qenve endacak në rrugët e qytetit" - deklaroi drejtori Fushtica.

Ndryshe në njoftim thuhet se shumë  shpejt, pasi u votua, do të nis zbatimi i këtij vendimi, pas kalimit të procedurave ligjore të nevojshme. /Telegrafi/